Wednesday, May 6, 2015

Kifle me djath

Receta 2 ve, 5 lug sheqer ( te mesme lugt), 1 lug maje bukes (kfasac), 1 lug kryp, 5 gota qumesht, mill deri sa te trashet ni brum sikur I bukes.

Pite me mish te pulës

Përbërësit: 1 pulë , 1 kg petë, 120 g margarinë, 4 qepë, 1 gotë kos, 2 vezë, Kripë majdanoz. Pula zihet gjersa të zbutet mishi.Pasi të ftohet pastrohet mishi nga eshtrat dhe pritet imët. Qepët fërgohen gjersa të zbuten,pastaj përzihen me mish.Shtohen piper,majdanoz I grirë hollë dhe mëlmesa të tjera sipas shijes.Tepsia lyhet me yndyrë,tri petë duke i spërkatur me yndyrë,shtrohen në tepsi. Hidhet një shtresë mishi pastaj petët lyhen me yndyrë dhe kështu radhë petë-mish.Në fund mbulohet e tëra me dy petë të lyera me yndyrë. Tunden vezët me kos dhe derdhen mbi pite. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 `C dhe piqet për afro 30-40 minuta.

Embëlsirë dyngjyrëshe

Përbërësit: 2 vezë 4 filxhana (të vogël kafeje)qumësht i nxehtë 2 filxhana vaj 36-38 lugë miell 15 gr tharm buke 2 lugë sheqer 3 lugë kakao (për pjesën e errët) 3 lugë kokos (për pjesën e bardhë) Përbërësit për sherbetin: 1 l ujë 700 gr sheqer Përgatitja: Rrahim vezët me sheqer,pastaj i shtojme vajin,qumështin e përzier me tharm buke dhe miellin deri sa të formohet një brumë jo shumë i fortë. Brumin e ndajmë në dy pjesë.Njërit i shtojmë kakao ndërsa tjetrit i shtojmë kokos. E lejmë ashtu rreth 45 minuta që të dyfishohet. Pas kësaj kohe marrim brumërat dhe nga secili ndajmë nga 24 toptha(mundeni më shumë nëse doni më të vogla) Nga këta toptha formojmë shirita të cilët i mbështjellim në formë spirale nga dy copa një të bardhë dhe një të kaftë. I qesim në tepsi të lyer me yndyrë duke i rrotulluar në formë rrethi dhe fundin e shiritit ia fusim përfundi që mos të prishet forma e ëmbëlsirave gjatë pjekjes. Piqen në temperaturë 200*C rreth 30 minuta. Në ndërkohë ziejmë sherbetin me 1 l ujë dhe 700 gr sheqer. Sherbeti duhet të jetë i vakët gjithashtu edhe ëmbëlsira. Ia qesim sherbetin dhe pas një kohe i rrotulojmë që ta pijë tërë sherbetin.

Vezë skoceze

Përbërësit: 500 gr mish i grirë 3 vezë 1 dl qumësht bukë e grirë tul nga dy feta buke miell 4 vezë të ziera 2 kokë qepë majdanoz, vaj, kripë dhe biber i zi Përgatitja: Qumështin e hedhim mbi tulin e bukës. Bukën e lëmë derisa ta mpijë mirë qumështin. Qepën e grirë e skuqim në vaj. Majdanozin e grirë e vëmë në enën e madhe e të thellë, në të cilën e kemi vënë mishin e grirë. Në enë i thyejmë një vezë, e shtojmë tulin e zbutur në qumësht dhe qepën e skuqur dhe të kulluar. Hedhim kripë dhe piper të zi dhe tërë masën e ngjeshim me dorë. Pastaj, masën e ndajmë në pjesë te vogla dhe i shtypim me duar. Katër vezët e ziera i mbulojmë me brumin e mishit të grirë, duke krijuar topa, të cilat i vëmë në tavë me vaj, të cilën e vëmë në furrë. Pjekim 5 minuta, në temperaturë prej 220 gradë. E nxjerrim tavën nga furra dhe vezët skoceze i kalojmë në miell, në dy vezë të rrahura dhe në bukë të grirë. Vezët skoceze të përgatitura në këtë mënyrë i skuqim në tenxhere me vaj.

Embëlsira të vogla në formë rrethi

Përbërësit për pandispanjën: 6 vezë 6 lugë sheqer 6 lugë miell 3 lugë kakao 1 pluhur për pjekurina Përbërësit për fillin: 1 l qumësht 12 lugë nisheste 300 gr sheqer pluhur 250 gr margarin 2 sheqer vanile Nevoiten edhe kokos dhe çokolatë. Përgatitja: Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer,pastaj i shtojmë të verdhat e vezëve dhe i rrahim edhe pak me mikser.Pastaj shtojmë miellin e përzier me pluhur për pjekurina dhe kakao.Përziejmë me lugë dhe e qesim në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme.Tepsia duhet te jetë pak më e madhe qe pandispanja të del sa më e hollë.Pjekim ne temperature 180*C rreth 15-20 minuta Deri sa të piqet pandispanja përgatisim fillin. Vlojmë qumështin dhe në të shtojmë nishesten e përzier me pak qumësht dhe vanil sheqer.Përziejmë vazhdimisht deri sa te trashet që mos të mbetet kokrra.Kur të ftohet i shtojmë margarinën dhe sheqerin të cilën e kemi rrahur me mikser. Nga pandispanja nxjerrim me gotë rrathë të cilët i lyejmë me fill dhe i bashkojmë nga 2 copa bashkë.I lyejmë edhe anash me fill dhe i rrotullojmë në kokos.Përmbi iu qesim çokolatë të shkrirë. P.S.Në vend të kokosit mund të përdorni edhe arra të bluara ose lajthi të bluara.

Embëlsirë e lehtë me Jaffa Keksa

Përbërësit: 500 gr Jaffa keksa 250 ml qumësht 4 lugë sheqer 4 lugë miell ose nisheste 1 kese sheqer vanile 125 gr margarin Nevoitet edhe kokos. Përgatitja: Përziejmë miellin(ose nishesten) dhe sheqerin me pak qumësht ndersa qumështin tjeter e qesim të vlojë. Kur të vlojë qumështi e qesim miellin dhe e ziejmë deri sa të trashet duke e përzier pandërprerë që mos të mbetet kokrra. Largojmë nga zjarri dhe e lejmë anash të ftohet.Në ndërkohë rrahim margarinën me mikser dhe kur të ftohet filli i përziejmë bashkë. Marrim keksat dhe i prejmë përgjysmë(mundeni edhe mos me i pre i leni ashtu te rrumbullaketa).I lyejmë me fillin e përgatitur dhe i ngjesim nga 2 copa bashkë.Anash i rrotullojme në kokos. Në koment edhe 2 foto për procedurën e punës.

Petulla amerikane me kokos(Pancakes)

Përbërësit: 120 gr miell 100 gr miell kokosi 1/2 pluhur për pjekurina 1/2 lugë çaji sodë bikarboni(sodë buke) 50 gr sheqer 200 ml qumësht 1 lugë uthull 1 lugë vaj 2 vezë pak krip Përgatitja: Fillimisht përziejmë miellin,kokosin,sheqerin,kripën,pluhurin për pjekurina dhe sodën. Pastaj i shtojmë qumështin,vajin uthullën dhe i përziejmë mirë. I lëjmë anash të pushojnë pak rreth 10 minuta.Pastaj i qesim me lugë në tigan(nga 2 lugë për një petull).I fërgojmë me pak vaj në temperaturë jo shumë të lartë. Kur të piqen nga njëra anë i rrotullojmë dhe në anën tjetër.Nga kjo masë mund të pergatiten rreth 16 petulla. Servohen me mjaltë apo krem çokolate dhe fruta.