Wednesday, May 6, 2015

Embëlsira të vogla në formë rrethi

Përbërësit për pandispanjën: 6 vezë 6 lugë sheqer 6 lugë miell 3 lugë kakao 1 pluhur për pjekurina Përbërësit për fillin: 1 l qumësht 12 lugë nisheste 300 gr sheqer pluhur 250 gr margarin 2 sheqer vanile Nevoiten edhe kokos dhe çokolatë. Përgatitja: Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer,pastaj i shtojmë të verdhat e vezëve dhe i rrahim edhe pak me mikser.Pastaj shtojmë miellin e përzier me pluhur për pjekurina dhe kakao.Përziejmë me lugë dhe e qesim në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme.Tepsia duhet te jetë pak më e madhe qe pandispanja të del sa më e hollë.Pjekim ne temperature 180*C rreth 15-20 minuta Deri sa të piqet pandispanja përgatisim fillin. Vlojmë qumështin dhe në të shtojmë nishesten e përzier me pak qumësht dhe vanil sheqer.Përziejmë vazhdimisht deri sa te trashet që mos të mbetet kokrra.Kur të ftohet i shtojmë margarinën dhe sheqerin të cilën e kemi rrahur me mikser. Nga pandispanja nxjerrim me gotë rrathë të cilët i lyejmë me fill dhe i bashkojmë nga 2 copa bashkë.I lyejmë edhe anash me fill dhe i rrotullojmë në kokos.Përmbi iu qesim çokolatë të shkrirë. P.S.Në vend të kokosit mund të përdorni edhe arra të bluara ose lajthi të bluara.

No comments:

Post a Comment