Wednesday, May 6, 2015

KUBE KOKOSI

Për pandispanjën nevoiten: - 4 te verdha të vezës, - 4 lugë gjelle sheqer, - 100 ml qumësht, - 100 ml vaj luledielli, - 1 sheqer vanilje, - 1 pluhur paste, - 7 filxhana të kafes miell - 4 lugë gjelle kakao. Për pjesën e bardhë nevoiten: - 4 të bardha të vezëve, - 400 gr kokos, - 100 gr margarin, - 100 gr sheqer pluhur, - 2 qese sheqer vanilje. Për glazurën nevoiten: - 100 gr qokolatë gatimi ( e zezë ), - 100 gr qokolatë milka ose çfaredo tjetër… - 2 lugë gjelle vaj, - 2 lugë gjelle qumësht. Përgaditja e pjesës së bardhë: Margarinin dhe sheqerin pluhur, i tundim me mikser deri sa të shkrihen dhe zbutet margarina. Më pas në një enë tjetër, rrahim 4 të bardhat e vezëve me dy qese sheqer vanilje, dhe pasi të jetë shkumuar mire kjo masë, i shtojmë edhe 400 gr kokos. I përziejm së bashku me margarinën dhe sheqerin pluhur. Kësisoj krijohet një masë e dendur. Përgaditja e pandispanës: Në një enë plastike, tundim me mikser 4 të verdhat e vezëve dhe 4 lugë gjelle sheqer. Pasi të jetë shkrirë mire sheqeri, i hedhim 100 ml qumsht, 100 ml vaj, dhe një pako sheqer vanilje, për të vazhduar ende me tundje. Në fund shtojm edhe miellin të përzier me pluhurin e pastes (pecivën), dhe 4 lugë gjelle kakao. Kjo masë hedhet në tavë (tepsi), të lyer me margarin dhe të përmillur. Pjeket në temperature 170 *C për 15 min. Pasi të jetë pjekur mesatarisht e largojm pandispanjën nga furra e pjekjes dhe sipër saj e shtojmë pjesën e bardhë nga kokosi dhe e fusim tavën sërish në furrë, për tu pjekur edhe për 15 min të tjera në temperature 150 *C. Përgaditja e glazurës: Në një enë mbi avull, shkrijm dy qokolatat, më pas shtojm dy lugë të gjellës me qumësht dhe vaj, dhe i prziejm vazhdimisht për 2-3 min. Qokolata kësisoj merr shkëlqim të mjaftushëm, dhe pasi të jetë ftohur pjesa e pandishpanjës dhe pjesa e bardhë nga kokosi, atëher glazurën nga qokolata e shtojm sipër, duke e rrafshuar mire mbi të gjithë pjesën e bardhë.

No comments:

Post a Comment