Wednesday, May 6, 2015

SALLATË GREKE

Përbërsit: • 2 domate, • 1/2 trangull, • 18 copa ullinjë të gjelbërt, • 1/2 sallatë e gjelbërt, • 1 qepë e bardhë, • 125 gr djath i fortë, • 1/4 lugë gjelle, origano, • 1/2 lugë gjelle majdanoz të freskët, • 100 ml vaj ulliri, • Lëngun e ½ së limonit, • 1/2 lugë gjelle kripë e trashë. Përgaditja: Fillimisht prihet sallata e gjelbërt në pjesë të vogla. Domatet dhe trangullin i prejm në pjesë katrore, dhe qepa prihet në rrathë ose sipas dëshirës. Shtojmë ullinjët të prerë në dyshe, poashtu edhe djathin e prerë në formë katrore. Këtyre perimeve, ju shtojmë kripën e trashë dhe i lëm që të pushojnë ose të shkrihet kripa për se paku 10 min. Në ndërkohë në një enë tjetër, përziejm lëngun e limonit, origanon, vajin e ullirit, dhe majdanozin. Këtë masë e shtojmë mbi perime dhe e përziejm mirë. Sallata greke shërbehet menjëherë, pasi ta këmi përgaditur sepse në përbërje ka sallatë të gjelbërt e cila poqëse qëndron gjatë me mëlmesat dhe lëngun e limonit, atëherë fillon dhe merrë ngjyrë të errët. Kjo llojë sallate për kohë dimri, mund të përgaditet edhe si e konzervuar mirpo pa sallatën e gjelbërt në përbërje, dhe në vend të saj të shtohet lakra ose lulelakra, ndërsa djathi ti shtohet atëhere kur ta servojmë.

No comments:

Post a Comment