Wednesday, May 6, 2015
Pite me mish te pulës
Përbërësit:
1 pulë ,
1 kg petë,
120 g margarinë,
4 qepë,
1 gotë kos,
2 vezë,
Kripë majdanoz.
Pula zihet gjersa të zbutet mishi.Pasi të ftohet pastrohet mishi nga eshtrat dhe pritet imët. Qepët fërgohen gjersa të zbuten,pastaj përzihen me mish.Shtohen piper,majdanoz I grirë hollë dhe mëlmesa të tjera sipas shijes.Tepsia lyhet me yndyrë,tri petë duke i spërkatur me yndyrë,shtrohen në tepsi. Hidhet një shtresë mishi pastaj petët lyhen me yndyrë dhe kështu radhë petë-mish.Në fund mbulohet e tëra me dy petë të lyera me yndyrë. Tunden vezët me kos dhe derdhen mbi pite. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 `C dhe piqet për afro 30-40 minuta.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment