Wednesday, May 6, 2015
Petulla amerikane me kokos(Pancakes)
Përbërësit:
120 gr miell
100 gr miell kokosi
1/2 pluhur për pjekurina
1/2 lugë çaji sodë bikarboni(sodë buke)
50 gr sheqer
200 ml qumësht
1 lugë uthull
1 lugë vaj
2 vezë
pak krip
Përgatitja:
Fillimisht përziejmë miellin,kokosin,sheqerin,kripën,pluhurin për pjekurina dhe sodën.
Pastaj i shtojmë qumështin,vajin uthullën dhe i përziejmë mirë.
I lëjmë anash të pushojnë pak rreth 10 minuta.Pastaj i qesim me lugë në tigan(nga 2 lugë për një petull).I fërgojmë me pak vaj në temperaturë jo shumë të lartë.
Kur të piqen nga njëra anë i rrotullojmë dhe në anën tjetër.Nga kjo masë mund të pergatiten rreth 16 petulla.
Servohen me mjaltë apo krem çokolate dhe fruta.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment